Burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për Sinjalin se njësia e emergjencës, pas mbërritjes në lokacion, ka konstatuar se foshnja e sapolindur, e gjetur e braktisur në një qese të zezë në zonën e deponisë në rrugën “Butofci”, Matiqan, ishte pa shenja jete.
Aktualisht, në vendin e ngjarjes po qëndrojnë njësia e hetimeve, krim-teknika dhe njësia mbështetëse. Ndërkohë, në lokacion kanë arritur edhe ekspertët e forenzikës, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, që pritet të ndërmarrë procedurat për ekzaminimin e trupit të pajetë të foshnjës.
Rrethanat e rastit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur identitetin e nënës dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.