Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë: Gënjeshtër e shpifje

13:54 | 19 Maj 2025
presidenca-i-reagon-nexhmedin-spahiut-qe-tha-se-kosova-u-prezantua-me-fusnote-ne-samitin-ne-tirane:-genjeshter-e-shpifje

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mediat në Serbi “po thonë” që Kosova në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është prezantuar me fusnotë.

“Mediet e Beogradit po thonë që Kosova në Tiranë është prezantuar me fusnotë. Dhuratë e çmuar e Edi Ramës për Aleksandar Vučić. Nuk po tregojnë gjë cili ka qenë reagimi I Vjosa Osmanit”, ka shkruar Spahiu.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ridvan Haliti nga kabineti i presidentes Osmani, i cili ka thënë se kjo deklaratë e Spahiut është gënjeshtër dhe shpifje.

Ai ka shtuar se Kosova nuk ka qenë e përfaqësuar me fusnotë as kur samitet janë organizuar në shtetet jonjohëse.

“Kjo eshte genjeshter e shpifje e rradhes nga ana e Nexhmedin Spahiut. As ne kete EPC ne Tirane e as ne 5 EPC paraprake Kosova s’ka qene e perfaqesuar me fusnote, madje as kur keto samite jane organizuar ne shtete jonjohese si Spanja e Moldavia. Ne sallen plenare dhe cdo salle tjeter ku mbahen takime, te gjithe lidereve, pavaresisht nga cili shtet vijne, u shkruan emri e mbiemri perpara, pra te gjithe perfaqesohen ne nivel te barabarte. Shihni fotot e bashkengjitura nga samiti ne Tirane qe e deshmojne kete. Madje Kosova sivjet ka qene e perzgjedhur qe bashke mr Kroacine, te udheheqe diskutimet rreth sigurise e migrimit.”

 

Komento: