Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar pas lajmit tronditës për gjetjen e një foshnje të porsalindur të pajetë pranë një deponie në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, KOMF ka kërkuar hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent nga organet e rendit për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin e përgjegjësve dhe marrjen e dënimeve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Tutje, KOMF u bëri thirrje edhe prindërve që të kërkojnë ndihmë në rast të vështirësive.
“Ndihma është e qasshme, mund të lajmëroheni në Qendrën për Punë Sociale në komunën që jetoni për të marrë shërbimet dhe mbështetjen e nevojshme”, thuhet në postim.