Gjatë ditës së sotme, presidentja Vjosa Osmani dhe komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani zhvilluan takim në zyrën e të parës së vendit.
Përmes një njoftimi të Presidencës, bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit me Barduanin potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia.
Më tej, presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë.
“Presidentja dhe Komandanti i KFOR-it riafirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, në përputhje me mandatin e NATO-s dhe interesin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës.