Dy persona të gjinisë femërore kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Kuzmin të Fushë Kosovës.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë tashmë policia i ka nisur hetimet.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Mbrëmë rreth orës 22:15, është raportuar se në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ka ndodhur një vetaksident trafiku rrugor, me pasoja fatale. Për pasojë në veturën e vetaksidentuar dy persona, vozitësja dhe pasagjerja kanë humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha ai .