Rituali 48-orësh i Kuvendit vazhdon edhe sot për herë të 19-të

08:19 | 21 Maj 2025
rituali-48-oresh-i-kuvendit-vazhdon-edhe-sot-per-here-te-19-te

Për të 19-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës sërish do të tentojë sot (21 maj), nga ora 11:00, të konstituojë Kuvendin.

Seancë kjo e cila po zvarritet prej javësh për shkak të pamundësisë për të zhvilluar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiun, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv.  

Pas 18 tentativave të pasuksesshme, të hënën e kësaj jave nuk u arrit dakordësi për formimin e komisionit për votimin e fshehtë. 

Partitë opozitare po e akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit, ngjajshëm po vepron edhe vet LVV-ja, e cila po insiston edhe në mos ndërrimin e kandidates së propozuar.

Komento: