U godit me mjet metalik në kokë, policia jep detaje për sul*min ndaj gjinekologut Afrim Veliu

10:25 | 21 Maj 2025
u-godit-me-mjet-metalik-ne-koke,-policia-jep-detaje-per-sul*min-ndaj-gjinekologut-afrim-veliu

Gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar mbrëmë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ai është goditur me një mjet metalik teksa po futej në veturë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin.

Ngjarja sipas tij raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Ulpianë, lagje e Prishtinës.

Sipas Borovcit, doktori është goditur në kokë me një mjet metalik, teksa po futej në makinën e tij.

“Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur”, tha Borovci për Express

Sipas Borovcit, viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur  ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar  një hetim në drejtim të veprës penale  “Lëndim i lehtë trupor””

 

Komento: