Tentimi i LVV-së për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit sërish nuk kaloi, kështu që seanca dështoi edhe sot.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari bëri të ditur se seanca tjetër do të mbahet të premten nga ora 11:00.
“Ndërpritet seanca, takohemi më 23 maj në orën 11:00”, tha Dehari.
Kjo është hera e 19’të që deputetët e zgjedhur u mblodhën për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.
Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.