Kaja Kallas nesër në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

12:17 | 21 Maj 2025
kaja-kallas-neser-ne-kosove,-takime-me-lideret-e-partive-e-konference-per-media

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të nis një vizitë në rajon nga sot, që është vizita e saj e dytë në Ballkanin Perëndimor. Nesër ajo do ta vizitojë Kosovën

Sipas njoftimit të lëshuar nga BE, Kallas në Kosovë do të takohet me përfaqësuesit e partive politike dhe organizatat e shoqërisë civile.

Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës, më 22 maj në orën 15:45

Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX dhe do të takohet me Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

Sot, ajo do të qëndrojë për vizitë në Serbi.

“Në Serbi, Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me Presidentin Aleksandar Vuçiç, Kryeministrin Đuro Macut, me Ministrin e Jashtëm Marko Đuriç dhe Ministrin e Integrimit Evropian Nemanja Starović, Kryetaren e Parlamentit Ana Brnabić dhe grupet parlamentare të opozitës. Ajo do të flasë me studentët dhe organizatat e shoqërisë civile. Një konferencë për shtyp është planifikuar për në orën 13:15 më 22 maj, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS”, thuhet në njoftim.

Në Maqedoninë e Veriut, Kallas do të qëndrojë të premten, ku do të takohet me Kryeministrin Hristijan Mickoski.

Një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar për 23 maj, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS në orën 12:10.

 

Komento: