Ish-nënkoloneli i Policisë, Refki Morina, ka theksuar nevojën që policia të organizohet më mirë në nivel rajonal brenda qytetit, duke mbuluar me kujdes bankat, institucionet mikrofinanciare dhe vendet potenciale të grabitjeve.
Në emisionin FIVE, ai ka theksuar se çdo stacion policor duhet të ketë jo vetëm personel me uniformë, por edhe operativë që të përcjellin vazhdimisht kryerësit e mundshëm të veprave penale në zonën e tyre.
Ai ka shtuar se është shumë e rëndësishme të ketë kontakte të vazhdueshme me personat që posedojnë mjete financiare nëpër banka, pasi grabitësit shpesh herë inspektojnë vendet e mundshme për një muaj para se të kryejnë sulmin.
“Pra secili stacion policor t’i mbulojë bankat, institucionet mikrofinaciare ose vendet ku mund të jenë cak i grabitjeve. Të mbulohet, jo vetëm me personelin me uniforma por edhe me operativ në aspektin operativ. Kjo tregon përcjelljen e vazhdueshme të kryerësve të mundshëm të veprave penale në atë rajon, në stacionin policor ku e mbulon t’i përcjellë vazhdimisht. Pastaj kontakte të vazhdueshme me personat që kanë mjete financiare me bankat. Për arsye se grabitësit një muaj më para shkojnë dhe shohin vendin ku mund ta grabitin”, ka deklaruar Morina