Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka urdhëruar sot ndalimin e menjëhershëm të punimeve në rrugën “Qamil Hoxha” në kryeqytet, ku Komuna e Prishtinës kishte filluar të vendoste mjete teknike për ta shndërruar rrugën në shesh për këmbësorë raporton FrontOnline.
Ky është ndalimi i dytë brenda pak ditësh, pasi më herët gjatë kësaj jave, Ministria kishte pezulluar edhe punimet në sheshin “George Bush”, duke ngritur shqetësime për mënyrën e planifikimit dhe zbatimit të projekteve urbane nga Komuna e Prishtinës.