Emrat e të arrestuarve për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, njëri kishte të afërm në Siri

11:05 | 22 Maj 2025
emrat-e-te-arrestuarve-per-shperndarje-te-propagandes-per-organizata-terroriste,-njeri-kishte-te-aferm-ne-siri

Drejtoria kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion policor, që rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste.

Dy të dyshuarit që ishin cak i shtetit, siç mëson Klankosova.tv. janë Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu.

Musliu, sipas të njëjtave burime, ka pasur të afërm në Siri, të cilët dyshohet se janë vrarë atje.

Një gjë e tillë pritet të konfirmohet posa të zbulohen detaje nga dosja e Prokurorisë.

Të arrestuarit, dyshohen se kanë përdorur rrjetet sociale, për shpërndarjen e propagandës dhe nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit.

Pas pak pritet që edhe Prokuroria Speciale të dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Komento: