Osmani e “rivalizon” Kurtin në Zvicër, pamjet tregojnë si e pritën bashkatdhetarët atje

12:08 | 22 Maj 2025
osmani-e-“rivalizon”-kurtin-ne-zvicer,-pamjet-tregojne-si-e-priten-bashkatdhetaret-atje

Presidentja Vjosa Osmani dje nisi vizitën e saj dyditore në Zvicër – e para e një kreu të shtetit të Kosovës – ku u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja konfederatës helvetike, Karin Keller-Sutter.

Keller-Sutter ishte nikoqire e Osmanit bashkë me qindra shqiptarë që kishin dalë për ta pritur atë.

Për këtë pritje, Osmani shkroi sot: “Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës! Faleminderit për pritjen madhështore në Bern!”.

Ajo ka publikuar disa pamje dhe pjesë nga fjalimi i saj ku rol të madh në marrëdhëniet mes dy vendeve iu dha diasporës.

Me pamje të tilla të pritjes së diasporës atje ishte mburrur edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili gjatë fushatës zgjedhore udhëtoi në disa vende të Europës ku ka shqiptarë për t’ua kërkuar votën e tyre.

Ai atëherë i përshkruante tubimet dhe pritjet si “madhështore”.

Komento: