Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK-së: Diskutuam hapur për udhëkryqin politik ku ndodhet Kosova sot

13:09 | 22 Maj 2025
krasniqi-takon-keshillin-politik-te-pdk-se:-diskutuam-hapur-per-udhekryqin-politik-ku-ndodhet-kosova-sot

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me Këshillin Politik të PDK-së, për të cilët thotë se janë personalitete me përvojë të jashtëzakonshme, me kontribut të çmuar ndër vite dhe me dije të thellë për zhvillimet politike e shtetërore në vendin tonë.

Krasniqi njofton se disktuan hapur për udhëkryqin politik ku ndodhet Kosova sot, për sfidat e mëdha socio-ekonomike, për organizimin e brendshëm të partisë para zgjedhjeve lokale, por edhe për zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Në një periudhë kaq të ndjeshme për vendin, ndihemi më të sigurt dhe më të vendosur kur kemi pranë një elitë të tillë politike – të gatshëm për të dhënë mendim, për të ndihmuar me përvojë dhe për të kontribuar me përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës. Mirënjohës për bashkëbisedimin dhe angazhimin e secilit prej tyre”, shkruan ai.

Komento: