Dërgonte vazhdimisht mesazhe kërcënuese në drejtim të institucioneve, arrestohet i dyshuari

16:15 | 22 Maj 2025
dergonte-vazhdimisht-mesazhe-kercenuese-ne-drejtim-te-institucioneve,-arrestohet-i-dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën kanosje. Arrestimi është bërë pas një bastisje në Prishtinë.

Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-maileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Universitetit të Prishtinës, si dhe në drejtim të zyrtarëve të këtyre institucioneve, shkruan Reporteri.net.

“Gjatë këtij operacioni policor është arrestuar i dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘kanosje’ dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisjet të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një laptop, një tablet dhe një telefon.

“I dyshuari me vendim të prokurorit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim

Komento: