“Akt i tmerrshëm”, Ambasada e ShBA-së shpreh ngushëllime për izraelitët e vrar*ë në Uashington

17:56 | 22 Maj 2025
“akt-i-tmerrshem”,-ambasada-e-shba-se-shpreh-ngushellime-per-izraelitet-e-vrar*e-ne-uashington

Ambasada e ShBA-së në Kosovë u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy diplomatëve izraelitë, të cilët ishin punonjës në ambasadën izraelite në Amerikë.

Këtë akt, Ambasada e ka quajtur të tmerrshëm.

“Qëndrojmë me komunitetin hebre në Kosovë dhe në mbarë botën, në solidaritet me ambasadoren Tammy Ziv dhe kolegët tanë izraelitë dhe hebrenj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në rrjetin social “X”.

Gjatë ditës, Ambasada e Izraelit në Uashington i ka publikuar emrat dhe fotografinë e çiftit që u vra në Uashington.

Ata quheshin Yaron dhe Sarah, sipas njoftimit të ambasadës. Të dy ishin pjesë e stafit të ambasadës izraelite në kryeqytetin amerikan.

Viktimat ishin “në kulmin e jetës së tyre”, ka shkruar ambasada izraelite në rrjetin X, ku shtohet se stafi është “zemërthyer e i shkatërruar” nga ky rast.

“Asnjë fjalë nuk mund ta shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme”  thuhet tutje në postimin në X.

Komento: