Daut Haradinaj: Kurti po e shfrytëzon personalitetin e Albulena Haxhiut

08:53 | 23 Maj 2025
daut-haradinaj:-kurti-po-e-shfrytezon-personalitetin-e-albulena-haxhiut

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj ka komentuar deklaratën e kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut, e cila tha sot se është partia që po insiston për kandidimin e saj në këtë post, përcjell Periskopi.

Haradinaj deklaroi se Albin Kurti i Vetëvendosjes është duke e shfrytëzuar Albulena Haxhiun.

E kjo, sipas tij është e pandershme prej anës tij.

“Kurti po e shfrytëzon skajshmërisht personalitetin e saj dhe është e pandershme kur thu që kjo nuk i ka votat se unë i kam për Qeverinë. Në të kaluarën praktika u kanë që Kuvendi i ka pas numrat, dhe qeveria jo. Qeverisja u kanë pjesë e matematikave, ndërsa rasti në fjalë Kuvendi nuk i paska numrat, sipas Kurtit, ndërsa ekzekutivi i paska”, deklaroi ai në Debat Plus.

Komento: