Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, fajin për dështim të konstituimit të Kuvendit ia ka vënë VV-së.
Ai ka bërë me dije se partia e Albin Kurtit po dështon me sukses në themelimin e institucioneve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se VV-ja ka vetëm numra dhe kandidate për dështim.
“VV-ja e dështoi me sukses, për të 20-tën herë, mbledhjen për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Numrat dhe kandidaten për dështim i ka”, ka shkruar Hamiti.