Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall, u ka dërguar letër ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim. Ai ka udhëtuar në Hagë që t’i vizitojë, por një gjë e tillë nuk u mundësua nga Dhomat e Specializuara, shkruan Periskopi.
Në letrën emocionuese ai i quan vëllezër Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimit dhe njëherit iu thotë, se ishte aty ‘për të qëndruar nën të njëjtin qiell dhe nën të njëjtin ajër’ – me ta.
“Faleminderit, vëllezër të dashur, që morët letrën time dhe për mikpritjen e familjeve tuaja që më pritën në Kosovë gjatë vizitës sime të fundit para dy vitesh. Jam këtu me miqtë që kam sjellë nga vendi im dhe nga Kosova për t’u lutur me ju dhe për ju. Mbahuni të fortë dhe të guximshëm, keni ende shumë për të bërë dhe keni mjetet shpirtërore për ta bërë këtë” – shkruan ish kongresmeni Hall në letrën plot emocione.