Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh: Informacionet dhe dokumentet e siguruara, ia përcolli zyrtarit të BIA-së

15:10 | 23 Maj 2025
ngrihet-aktakuze-ndaj-nje-te-dyshuari-per-spiunazh:-informacionet-dhe-dokumentet-e-siguruara,-ia-percolli-zyrtarit-te-bia-se

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari për veprën penale të spiunazhit dhe mbajtja në pronësi, kontroll pse posedim të paautorizuar të armëve.

I pandehuri A.V akuzohet se ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe të qytetarëve të saj.

Sipas njoftimit të PSRK-së, I pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ja kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej Qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, i janë gjetur një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Komento: