Martohet vëllai i Anitës, Haradinaj ndan momente unike

22:21 | 23 Maj 2025
martohet-vellai-i-anites,-haradinaj-ndan-momente-unike

Learti, vëllai i Anita Haradinaj  i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni martese madhështore, duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Sabinën. Dasma po zhvillohet në një nga lokalet më luksoze të kryeqytetit dhe është shoqëruar me shumë emocione, elegancë dhe fytyra të njohura të jetës publike.

Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëshorti i Anitës, ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa fotografi nga ceremonia, duke përcjellë një urim të përzemërt për çiftin: “Një kapitull i ri jetësor i nisur për Leartin dhe Sabinën. Qofshit të bekuar në jetë!”

Në fotografitë e publikuara shihet çifti i lumtur pranë familjarëve dhe miqve të afërt.

Ceremonia ka mbledhur një numër të madh të të ftuarve, përfshirë figura publike e të njohur nga jeta kulturore dhe politike.

Urime çiftit të ri në këtë kapitull të ri të jetës së tyre!/Prive/

Komento: