Policia në Ferizaj në 24 orët e fundit ka konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe 21 gjoba
Konfiskimi dhe gjobat u bënë në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025|, që ka nisur më 15 maj.
Policia atje bën me dije se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.