Një aksident mes disa automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, megjithëse në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e shpejtë.
Sipas fotografive të siguruara nga Sinjali, një veturë shihet të jetë dëmtuar rëndë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është ende në pritje të një përgjigje.