Kapet një 28-vjeçar në Lezhë, kërkohej nga autoritetet e Kosovës për vjedhje të rëndë

17:35 | 24 Maj 2025
kapet-nje-28-vjecar-ne-lezhe,-kerkohej-nga-autoritetet-e-kosoves-per-vjedhje-te-rende

Një 28-vjeçar është arrestuar në Lezhë, i kërkuar nga Kosova nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, më 12 maj të këtij viti ia kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, sipas Policisë së Shtetit, transmeton Klankosova.tv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Komento: