Klopp befason me deklaratën e tij për Manchester Cityn

17:03 | 24 Dhjetor 2018

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka bërë një deklaratë befasuese për Manchester Cityn.

Ai nuk beson se rivali i tij, Manchester City, është duke kaluar në formë të keqe, duke thënë se skuadra e Pep Guardiolës thjesht kishte qenë e pafat në ndeshjet kundër Chelseat dhe Crystal Palace.

Kloppi dhe futbollistët e tij do t’i festojnë Krishtlindjen me pozitën e parë në tabelën e Premierligës, katër pikë larg klubit në vend të dytë, Manchester Cityt, që pësoi humbje në ndeshjet kundër Chelseat dhe Crystal Palace.

Megjithatë, Kloppi e ka kundërshtuar idenë se Manchester City është në formë të keqe për shkak të presionit, duke i theksuar paraqitjet e tyre të mira dhe duke thënë se skuadrës së Guardiolës i kishte munguar fati në këto ndeshje.

“A i keni parë dy ndeshjet e tyre? Nuk dukej se ata po ndienin shumë presion. Ata ishin të jashtëzakonshëm në ato dy ndeshje. Nëse nuk përfiton nga rastet në ndeshjet kundër Chelseat, atëherë mund ta humbasësh”, ka thënë Klopp.

“Ata ishin më të mirë në atë ndeshje kundër Chelseat. Crystal Palace e bëri një punë të mrekullueshme dhe i shënoi disa gola të jashtëzakonshme. Kjo gjithmonë e bën jetën më pak të rehatshme”.

“Mirëpo, këto dy rezultate nuk do të thonë asgjë. Është e vështirë të fitosh ndeshje futbolli, nganjëherë funksionon dhe nganjëherë jo. Ata ishin thjesht të pafat në këto dy ndeshje dhe kjo gjë ndodh herë pas here”.

Komento: