A ju kujtohet Noça e ‘Big Brother 1’? Sot nuk do ta njihni

14:06 | 13 Korrik 2022

E mbani mend Noçen që bëri namin në ‘Big Brother 1’? Ja si duket sot.

E njihni shumë mirë si vajzën ekstr avaga nte dhe pa t abu që bënte spektakël në “Big Brother”, por edhe pas spektaklit.

Najada Konomi ka vite që nuk është shfaqur në ekran, por është tërhequr sepse tashmë po bën jetën e një nëne.

Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj dhe këtë verë ka vendosur që të shfaqet në plazhet shqiptare me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Ndonëse larg ekranit, ajo ka ndryshuar shumë, e megjithatë edhe pse është bërë nënë e dy fëmijëve ka ruajtur format trupore. Noçja, e cila dikur kishte shumë fansa, sot po bën një jetë të qetë familjare larg zhurmës mediatike.

Vetëm pak kohë më parë, ajo u bë nënë për herë të dytë. Tashmë pushimet e tyre do të bëhen me 4, duke zgjedhur bregdetin e jugut, ndonëse me dy fëmijë të vegjël. Këto foto sjellin më së miri tablonë e jetës së re që ish-banorja e “Big Brother” tashmë ka.

Komento: