“A mke dasht” vjen nga Ledri dhe Melinda

20:26 | 13 Korrik 2022

Publikohet projekti “A mke dasht” nga Ledri dhe Melinda.

Sot rep-artisti i njohur shqiptar Ledri Vula ka lansuar projektin e ri muzikor.

E kjo këngë e artistit është në bashkëpunim me reperen Melinda Ademi, shkruan lajmi.

Dyshja projektin e tyre muzikor e kanë titulluar “A mke dasht” dhe ka ritme verore.

E këngës artistët ia kanë bashkëngjitur edhe video-klipin ku shfaqeshin mjaft atraktiv.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur Melinda, Gjiko, Skerdi e Ledri.

Komento: