AAK shpenzon mbi 67 mijë euro në tremujorin e parë të 2025 dhe pranon donacione prej mbi 23 mijë euro

20:08 | 24 Prill 2025
aak-shpenzon-mbi-67-mije-euro-ne-tremujorin-e-pare-te-2025-dhe-pranon-donacione-prej-mbi-23-mije-euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpenzuar gjithsej 67,356 euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raporton FrontOnline.

Gjatë kësaj periudhe, partia ka pranuar edhe donacione në vlerë prej 23,190 euro, të cilat janë përdorur për mbështetje të aktiviteteve dhe funksionimit të saj politik.

Sipas të dhënave të raportuara, shpenzimet tremujore të AAK-së përfshijnë:

  • Pagat: mbi 44,000 euro

  • Shërbime të telekomunikimit: mbi 11,000 euro

  • Shpenzime komunale: mbi 1,200 euro

  • Shpenzime të tjera: mbi 9,000 euro

Donacionet e marra nga AAK janë kontribuar nga individë dhe mbështetës të partisë, dhe përbëjnë një pjesë të rëndësishme të të hyrave të saj për këtë periudhë.

Komento: