Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

19:08 | 23 Maj 2025
abazi:-kurti-eshte-njeriu-me-toksik-i-mundshem,-afer-i-rrine-vetem-servilet

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, foli për dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ku edhe sot për herë të 20-të VV-ja nuk i pati votat e mjaftueshme.

Sipas tij, në këtë fatkeqësi ka dalë e vërteta, pasi sipas Abazit, Kuvendi i Kosovës përgjatë katër vjet qeverisje të VV-së ka qenë sa për sy dhe faqe, dhe vetëm në dorën e një njeriu.

“Jemi duke shkuar në degradim të shëndetit të demokracisë, të funksionimit institucional, me të thënë të drejtën e mira në këtë fatkeqësi është se ka dalë në pah e vërteta, Kuvendi për katër vjet ka qenë sa për sy e faqe, është monopolizuar vendimmarrja, i gjithë procesi i bërjes së ligjeve ka qenë në dorën e një njeriu [Kurti], dhe tash po shihet qartë se është një njëri që nuk lejon me e respektu vullneti i qytetarëve”, tha Abazi në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova

Madje, Abazi shtoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është njeriu më toksik i mundshëm, e që askush nuk do ta prek.

“Atij afër i rrinë vetëm njerëzit servil dhe ata që kanë problem me të kaluarën”, tha tutje ai.

Komento: