Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

11:51 | 19 Maj 2025
abdixhiku:-eshte-e-pakuptueshme-se-si-nje-parti-me-48-deputete-te-mos-arrije-te-beje-nje-shumice-minimale

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas dështimit të 18-të të VV-së për ta bërë Albulena Haxhiun kryetare të kuvendit

Abdixhiku thotë se deklarata e Kurtit se “s’ka urgjencë”, është lajm i keq për Kosovën. Sipas Abdixhikut, është e pakuptimtë si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale.

“Mungesa e urgjencës është vërtet lajm i keq për Kosovën. Ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë.

Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale”, deklaroi Abdixhiku.

Komento: