Abdixhiku flet pas ftesës së Kurtit për koalicion

13:03 | 05 Maj 2025
abdixhiku-flet-pas-fteses-se-kurtit-per-koalicion

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se ka pranuar letrën nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe se do të kthejë përgjigje në kohën e duhur.

“Kam marrë një letër dhe do të kthej përgjigje me kohë. Nuk ka ndodhur asnjë diskutim, ishim në drekë me deputetët,” tha ai para mediave.

 

 

Ai shtoi: “Më lejoni të shkoj në zyrë, ta shoh letrën dhe të jap përgjigje. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë.”

Komento: