Abdixhiku: LVV s’ka as interes e as urgjencë t’i bëjë institucionet, e pakuptueshme se si nuk arrin ta bëjë një shumicë

12:53 | 19 Maj 2025
abdixhiku:-lvv-s’ka-as-interes-e-as-urgjence-t’i-beje-institucionet,-e-pakuptueshme-se-si-nuk-arrin-ta-beje-nje-shumice

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Lëvizja Vetëvendosje “nuk ka urgjencë” për formimin e institucioneve.

Për këtë shkak, ai tha pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive se po ka edhe zvarritje.

“Fatkeqësisht nuk ka as interes, e nuk ka as urgjencë për partinë e parë që t’i bëjë institucionet. Për shkak se s’ka urgjencë ka edhe zvarritje. Për shkak se s’ka urgjencë ka edhe propozime që seanca të mos mbahet sipas rregullores. E mungesa e urgjencës është vërtet lajmi i keq për Republikën e Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë”, tha ai.

“Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, shtoi Abdixhiku.

Komento: