Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka refuzar e ftesën e Kurtit për një koalicion mes LDK’së dhe VV’së.
Ai në një konferencë për media tha se LDK ka qëndrime të qarta sa i përket bashkëpunimit me VV-në.
“Siç jeni njoftuar kam marrë një letër nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, i nxitur nga konsiderata për votuesit e kësaj partie kam ndje nevojën që pas konsultimeve të përsëris qëndrimet tona. LDK ka garuar në zgjedhje me qëndrime të qarta për bashkëpunim. E kemi vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me VV-në.”, tha Abdixhiku.