Abdixhiku: Nuk pati ndonjë ide tjetër për zgjidhje të ngërçit

15:14 | 15 Maj 2025
abdixhiku:-nuk-pati-ndonje-ide-tjeter-per-zgjidhje-te-ngercit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga takimi me presidenten Vjosa Osmani nuk pati ndonjë zgjidhje të moskonsitutimit të Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe me liderët e partive të tjera politike, ai ka pohuar se nuk pati ide të tjera për të gjetur një zgjidhje.

“Patëm një takim konsultativ të thirrur nga Osmani, partitë politike janë në pozicionet e tyre paraprake, nënkupton se nuk ka ndonjë zgidhje evetuale për ngërgin politik, nuk ka iniciativë që do të zhvillojë gjendjen e tanishme”, ka thënë Abdixhiku.

Komento: