Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

15:06 | 06 Maj 2025
abdixhiku-pasi-mblodhi-kryesine-per-letren-e-kurtit:-qeveri-te-tranzicionit-deri-ne-president,-do-t’i-ftoje-te-gjithe-per-marreveshje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ka mbledhur kryesinë e partisë së tij, ka dalë me një qëndrim në lidhje me letrën e Albin Kurtit me të cilën e ftoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion bashkëqeverisës.

Duke u arsyetuar se “vendi sot është në krizë”, Abdixhiku doli me një propozim të ri, për krijimin e një qeverie siç tha ai unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetareve pas takimit me kryesinë e LDK-së.

Komento: