Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ftesës së presidentes Vjosa Osmani.
Abdixhiku përmes një postimi në ‘Facebook’, tha se LDK-ja e mirëpret secilën mundësi në funksion të daljes nga kjo gjendje.
Ai tutje tha se që një nismë të ketë sukses, duhet të paraprihet me ide të reja dhe u shpreh se insistimi në të vjetrat, edhe në takim, nënkupton komfort dhe bllokim të mëtejmë.
“LDK-ja mirëpret secilën mundësi në funksion të daljes nga kjo gjendje, përfshirë takimin e përbashkët të ftuar nga Presidentja. Por që një nismë të ketë sukses, duhet të paraprihet me ide të reja. Insistimi në të vjetrat, edhe në takim, nënkupton komfort dhe bllokim të mëtejmë”.
“Zgjidhja e mundshme e propozuar nga ne mbetet si rrugëzgjidhje me shumë përfitime për vendin, sepse, më shumë se dëshirat partiake, Kosova ka nevojë për institucione funksionale. Këtë propozim do ta paraqesim dhe në takimin në fjalë”, shkroi Abdixhiku./FrontOnline/
Postimi i plotë: