Adelina nxehet, ndjekësit pyesin nëse djali e ka edhe mbiemrin e saj.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, është femra më e komentuar në show-bizz.
Ani pse ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikorë, ajo vazhdimisht është në qendër të vëmendjes.
Ajo është shumë e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo merr pyetje nga më të ndryshmet për jetën e saj private, por edhe mënyrën se si ajo kujdeset për djalin e saj, Jonin.
Mirëpo, së fundmi ka marr një pyetje e cila si duket e ka nxehur Adelinën dhe iu kthye ndjekësit me një përgjigje paska të ashpër.
Ndjekësi e kishte bërë një pyetje të çuditshme, duke i thënë nëse djali ka marr edhe mbiemrin e saj.
“Nuk e di nga i nxirrni këto rregulla të reja mbiemër të dyve nuk kisha dëgjuar më herët! Ne jemi familje dhe mëse normale që Joni të jetë Makrov”- ka shkruar ajo .