Adriatik Kelmendi: Dejonë, e bija e grekut, shihemi në Gjykatë!

14:47 | 05 Maj 2025
adriatik-kelmendi:-dejone,-e-bija-e-grekut,-shihemi-ne-gjykate!

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar ashpër ndaj Dejona Mihalit e cila sot gjatë ditës foli për të.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se “u zbulua se kush qenka koka e shpifjeve për mua dhe familjen time”.

 

 

Ai thotë se Mihali është në krye të agjendave antishqiptare kudo.

“U zbulua më në fund se kush qenka koka e shpifjeve për mua dhe familjen time! Qenka e bija e Aleksandër Mihalit. Aleksandër Mihali, sipas Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, është deklaruar si grek. Kjo nuk do të ishte edhe aq problematike, në qoftë se e bija e tij, Dejona, ka shumë vjet që e maskuar nën një subjekt politik në Kosovë, është në krye të agjendave antishqiptare kudo. Për këtë aktivitet edhe ishte shpallur non grata nga Republika e Kosovës”, shkroi ndër të tjera ai.

 

 

Postimi i plotë [pa ndërhyrje] i Kelmendit:

Dejonë, e bija e grekut, shihemi në Gjykatë!

U zbulua më në fund se kush qenka koka e shpifjeve për mua dhe familjen time! Qenka e bija e Aleksandër Mihalit. Aleksandër Mihali, sipas Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, është deklaruar si grek. Kjo nuk do të ishte edhe aq problematike, në qoftë se e bija e tij, Dejona, ka shumë vjet që e maskuar nën një subjekt politik në Kosovë, është në krye të agjendave antishqiptare kudo. Për këtë aktivitet edhe ishte shpallur non grata nga Republika e Kosovës.

Pse unë nuk flas për familjen time të dashur e të respektuar në krejt Kosovë, e edhe shqiptari?

 

 

E para, se edhe familjen time të ngushtë dhe të gjerë e njohin të gjithë, por e bija e grekut bëhet që s’e di.

E dyta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se babain tim e ka dëbuar nga regjimi i Milosheviqit nga puna ndër të parët në vitin 1990, duke ia ndaluar të merret me drejtësi, e as avokati (gjë që nuk ka vlejtur për shumë prokurorë, gjykatës, avokatë shqiptarë).

 

 

E treta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – me t’u çliruar Kosova më 1999, kur fituan shqiptarët, pas 9 vitesh pa punë, emërohet nga Kosova e lirë si Kryeprokuror i Qarkut të Pejës (pra, kryeprokuror i pesë komunave), funksion që e ushtroi me nder e dinjitet deri me pensionim, në vitin 2010.

E katërta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se babai im që nga pensionimi punon si avokat, dhe ështe njëri ndër avokatët më profesionalë, të respektuar dhe të nderuar në Kosovë.

 

 

E pesta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se babai im, Flamuri, këtë 28 Nëntor (Ditën e flamurit shqiptar, jo flamurit të babait të Dejonës), kur i mbush plot 80 vjet, vazhdon të punojë e kontribuojë si profesionist i mirë, në heshtje, për të mirën e drejtësisë kosovare (që Dejona, e bija e grekut, dëshiron ta shkatërrojë) dhe mund të flas për veten; por ka zgjedhur t’i injorojë shpifësit, se të tillët i ka përbuzur me urtësi si të padenjë për përgjigjje.

E gjashta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se unë nuk ka se si të isha më krenar se ç’jam me familjen time, nënën Esma (ekonomiste e diplomuar, një nga intelektualet e para nga Ulqini), babain tim, Flamurin, axhallarët e mi, Ramizin (shkrimtarin dhe gazetarin, i cili një jetë ia kushtoi shqiptarëve dhe shqiptarizmës), Qazimin (deputetin e 2 Korrikut dhe 7 Shtatorit), Lulen (ndër profesoreshat e para të diplomuara për Gjuhë Shqipe) dhe shumë të tjerë.

E shtata – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se Adriatik Kelmendi, që prejse i ka mbushur 16 vjeç, ka filluat të shkruajë, të flasë dhe të angazhohet vetë për të mirën e Kosovës dhe shqiptarisë, dhe nuk ia ka ndalur hovin as Milosheviqi atëherë, dhe kurrë s’do ta ndalojë askush as sot.

Dejonë, e bija e grekut, për tentim-dëmtimi të imazhit, shihemi në gjykatë!

Komento: