Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” edhe më tutje vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka si nyje kryesore e transportit ajror për qytetarët e Kosovës dhe qytete e shtete të ndryshme të botës.
Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë periudhës janar-prill 2025, aeroporti ka regjistruar një tjetër rekord në numrin e udhëtarëve, duke konfirmuar trendin pozitiv të rritjes që ka nisur prej kohësh.
Numri i udhëtareve nga viti 2000 deri në vitin 2024
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, në Aeroportin e Prishtinës janë regjistruar gjithsej 1,370,748 udhëtarë, krahasuar me 1,166,914 udhëtarë në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo paraqet një rritje prej 17.47%, e që është një tregues i qartë i konfirmimit të fuqishëm të kërkesës për fluturime dhe i besimit në cilësinë e shërbimeve që ofron ky aeroport.
Numri i fluturimeve nga viti 2000 deri në vitin 2024
Përveç rritjes së numrit të udhëtarëve, rritje e ndjeshme është shënuar edhe në numrin e fluturimeve.
Nga janari deri në prill 2025, janë realizuar gjithsej 8,800 fluturime, krahasuar me 7,542 fluturime në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i udhëtareve sipas muajeve gjatë vitit 2024
Kjo nënkupton një rritje prej 16.68% në aktivitetin fluturues, çka reflekton zgjerimin e linjave ajrore dhe shtimin e frekuencave të udhëtimit nga dhe drejt Prishtinës.
Këto shifra dëshmojnë jo vetëm një rritje të qëndrueshme të interesimit për udhëtime ajrore nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe menaxhimit në aeroport.
Po ashtu, përmirësimi i lidhshmërisë ndërkombëtare, ofertat konkurruese të kompanive ajrore dhe kthimi i emigrantëve për pushime a vizita familjare po kontribuojnë ndjeshëm në këtë rritje.
Më pakë kërkesa për udhëtime me autobus
Deri sa fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë rritur dukshëm, në anën tjetër numri i qytetareve që udhëtojnë më autobus drejt Zvicrës ka rene sivjet, krahasur me vitin e kaluar.
Ruzhdi Kurtishaj, pronari i kompanisë turistike “Sharr Travel”, ka bërë të ditur për “Front Online” se ka një rënie të ndjeshme të kërkesës për udhëtime nga Kosova drejt Zvicrës në periudhën janar-prill 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Fakte për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”: