Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar për “Front Online” se Kosova ka pësuar humbje të mëdha financiare që nga sanksionimi nga Bashkimi Evropian.
Sipas raportit të AKB-së, humbjet financiare të shkaktuara nga këto sanksione arrijnë rreth 1 miliardë euro.
“Duke u bazuar nga një raport që AKB ka që nga dy vite që jemi të sanksionuar humbjet janë rreth 1 miliardë euro dhe këto mund të jetë më të mëdha për shkak të dëmtimit të imazhit të vendit”, tha ai.
Për vendosjen e masave sipas Shahinit, fajin e kanë institucionet e Kosovës.
“Evropa i ka vu sanksione Kosovës dhe për shkak të këtyre vuajmë në aspekt financiar, integrimit e diplomacisë. Kosova mbetet një nga vendet e vetme me sanksione ekonomike, pionier i të gjitha shteteve në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor dhe për këtë fajtor janë institucionet”, shprehet Shahini.