Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, më 14 vjen në Kosovë në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor.
Në agjendën e lëshuar nga KE thuhet se Costa do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani, me të njëjtën do të mbajnë edhe një konferencë për media.
Konferenca me Osmanin do të mbahet nga ora 16:40. Në këtë publikim nuk figuron askund ndonjë takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
Pos Kosovësn, Costa do të nisë vizitën e tij me Serbinë në shtetet e Ballkanit, ai më 13 maj do të jetë në Beograd do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Duro Macut dhe me anëtarë të parlamentit atje.
Po atë ditë ai do të shkojë në Sarajevë ku do t’u drejtohet trupave të EUFOR Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Të mërkurën, më 14 maj, Costa do të jetë në Podgoricë ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
Më pas ai do të vizitojë Kosovën për të takuar presidenten Vjosa Osmani. Të nesërmen, më 15 maj, i pari i KE-së do të shkojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë ku më 15 maj ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Evropës.
Kurse, të premten, më 16 maj, Costa do të jetë bashkë-organizator i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.
Takimet e EPC-së bashkojnë vendet në kontinentin evropian dhe ofrojnë një platformë për koordinim më të thellë politik.
Tema e këtij samiti është “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”. Takimi do të përqendrohet në siguri dhe udhëheqësit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Evropës, të ndjekura nga tre tryeza të rrumbullakëta tematike. /Klankosova.tv