AGK-ja dënon sulmet personale të Dejona Mihalit kundër Adriatik Kelmendit

15:36 | 05 Maj 2025
agk-ja-denon-sulmet-personale-te-dejona-mihalit-kunder-adriatik-kelmendit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur  i shqetësuar me vazhdimin e retorikës së papranueshme nxitëse kundër gazetarëve nga ana e Vetëvendosjes.

AGK-ja gjatë ditës së sotme dënoi fuqishëm sulmin personal dhe familjar, që zyrtarja e kësaj partie politike, Dejona Mihali ka bërë kundër gazetarit, Adriatik Kelmendi, transmeton Klankosova.tv.

“Mihali, sikurse zyrtarë të tjerë të VV-së në këtë mënyrë kanë vazhduar me sulme të rënda ndaj gazetarëve dhe medieve, menjëherë pas publikimit të raportit të Reporterëve Pa Kufij, që e rangon Kosovën në vendin e 99-të për lirinë e medias. Reagimet e Vetëvendosjes dhe zyrtarëve të saj kanë nxitur qindra komente me fjalor kërcënues ndaj gazetarëve, mediave dhe AGK-së në tri ditët e fundit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Asociacionit.

AGK-ja edhe një herë ftoi VV-në që të ndryshojë kursin për minimin e vazhdueshëm të lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.

Komento: