AKK nënshkruan memorandume bashkëpunimi me komunat veriore

18:52 | 23 Maj 2025
akk-nenshkruan-memorandume-bashkepunimi-me-komunat-veriore

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), në kuadër të projektit për Kompletimin e Sistemit të Adresave të mbështetur nga Banka Botërore, ka nënshkruar Memorandume Bashkëpunimi me komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit të plotë institucional në të gjithë territorin e Kosovës.

Pas takimeve me kryetarët dhe zyrtarët lokalë, AKK ka nisur përgatitjet për emërtimin e rrugëve dhe vendosjen e adresave, si dhe ka angazhuar zyrtarët e saj në terren.

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, vizitoi gjithashtu Zyrat Kadastrale Komunale për të vlerësuar nevojat infrastrukturore dhe për të mbështetur rinovimin e tyre, me synim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Ky angazhim konkret tregon përkushtimin e palodhshëm të AKK-së për të garantuar që çdo qytetar i Republikës së Kosovës, pa dallim, të ketë qasje në shërbimet kadastrale”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Komento: