Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, vde*s një person

16:26 | 14 Maj 2025
aksident-i-rende-ne-autostraden-“ibrahim-rugova”,-vde*s-nje-person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Si pasojë e aksidentit, një grua ka humbur jetën.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sot me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit VW Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku Mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, tha Hoxha.

Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore dhe prokurori kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raporteve”, shtoi tutje Hoxha.

Policia apelon për vigjilencë nga pjesëmarrësit në trafik dhe respektim të rregullave në mënyrë që të shmangen rastet e tilla tragjike.

Komento: