Aksident i rëndë në Grashticë, ka të lënduar

13:37 | 04 Maj 2025

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Grashticë të Prishtinës.

Në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti rajonal i Trafikut Sylejman Halili.

“Ka përfunduar shikimi i vendit të aksidentit. Sipas informacioneve që kemi të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi ai.

Komento: