Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vde*kur

16:30 | 14 Maj 2025
aksident-me-fatalitet-ne-autostraden-“ibrahim-rugova”-kjo-eshte-32-vjecarja-qe-mbeti-e-vde*kur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën si dhe janë lënduar dy të tjerë.

Si pasojë e përplasjes, Xhensila Xixa, rreth 32-vjeçare, pasagjere në veturën Tiguan, me banim në Fushë-Krujë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, thotë Sinjali.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.

Komento: