Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur në Carralevë.
Të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka folur lidhur me këtë aksident.
“Sot rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku në rrugën për në Carralevë. Në aksident janë të përfshirë dy kamion. Nga aksidenti përveç dëmeve materiale, të dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut nga Prizreni është duke menagjuar me aksidentin”, tha Bytyqi.