Aksident zingjiror në Prishtinë, katër persona të lënduar

21:32 | 09 Maj 2025
mbi-2-mije-gjoba-e-65-aksidente-gjate-24-oreve-ne-vend

Një aksident trafiku i tipit zingjiror ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën “B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar katër persona.

Aksidentin e ka konfirmaur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Komento: