Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike ka përgjegjësi të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme

17:08 | 30 Prill 2025
ambasada-e-shba-se:-udheheqja-politike-ka-pergjegjesi-te-formoje-nje-kuvend-dhe-nje-qeveri-te-qendrueshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të pyetur lidhur me bllokadën në Kuvendin e Kosovës, që fillimisht nisi me raportin e Komisionit për mandatet e që po vazhdon edhe me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, kanë thënë se është përgjegjësi e udhëheqjes politike që të formojë Kuvendin dhe një Qeveri të Qëndrueshme.

Krijimi i Kuvendit dhe Qeverisë kanë thënë se duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“I takon popullit të Kosovës të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë atë. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e udhëheqjes politike të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë për Express një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së.

Komento: