Ambasada Gjermane në Kosova ka pritur sot për vizitë kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, nga ambasada kanë shprehur falënderimin ndaj saj, duke thënë se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë.
“Mirënjohës që gjyqtarja Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, që vizitoi sot Ambasadën tonë. Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë të rëndësishme, procedurat dhe zbatimin e rekomandimeve të saj, për shembull një fond për kompensimin e viktimave”, thuhet tutje në shkrimin e Ambasadës./Front Online/
Postimi i plotë: